Transmetuar më 21-12-2025, 18:33

LUSHNJE, 21 dhjetor 2025 Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kosovë e Vogël, në bashkinë Lushnje.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë forcat zjarrfikëse të Lushnjes, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit. Zjarri është vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat përreth.

Burime zyrtare bëjnë me dije se policia ka nisur veprimet procedurale, pasi dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Hetimet janë ende në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.

Banesa është në pronësi të shtetasit Fiqiri Nexha dhe prej vitesh ishte e zbrazët, pasi pronari nuk jetonte aty. Mësohet se ai ia kishte lënë porosi një fqinji për t’u kujdesur për shtëpinë, të cilën e vizitonte rrallë. Ka qenë pikërisht fqinji ai që, pasi ka konstatuar flakët, ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit