Transmetuar më 21-12-2025, 15:51

Policia e Kukësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy vëllezër, të dyshuar si autorët e një plagosjeje të dyfishtë me armë zjarri, e ndodhur pasditen e sotme në qytet. Sipas uniformave blu, të dyshuarit janë 39 dhe 38 vjeç.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur dy shtetas, një 36-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u transportuan menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Burime zyrtare konfirmojnë se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, ndërsa rrethanat dhe motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta. Menjëherë pas incidentit, Policia nisi një operacion të gjerë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se u larguan nga vendngjarja.

Një grup i posaçëm hetimor ndodhet në terren dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dokumentimin e provave dhe sqarimin e shkaqeve që çuan në përdorimin e armës së zjarrit. Policia apelon për bashkëpunim nga qytetarët, për çdo informacion që mund të ndihmojë në kapjen e të dyshuarve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit