Transmetuar më 21-12-2025, 14:37

Lezhë – Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në bashkinë Lezhë, ku brenda pak orësh kanë humbur jetën dy anëtarë të së njëjtës familje.

Fillimisht, në lagjen Gurra, është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij të veglave të punës shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm. Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.

Disa orë më vonë, pas marrjes së lajmit për vdekjen e të birit, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Prenë Marku, 72 vjeçe. Ajo është gjetur pa shenja jete në banesën e saj nga familjarët. Sipas të dhënave paraprake të policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në kushte të rënduara psikologjike.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familjarët dhe të afërmit ndodhen në gjendje të rënduar emocionale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit