Transmetuar më 21-12-2025, 12:59

Durrës – Një 57-vjeçar ka humbur jetën teksa po punonte në një objekt ndërtimi në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së punimeve, kur punonjësi ka rënë nga lartësia e pallatit.

Sipas njoftimit të policisë, viktima Sh.B., 57 vjeç, banor i Durrësit, ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e rënies, duke ndërruar jetë në vendngjarje.

Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar në gjendje të lirë drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit, për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit