

Vlorë – Në Portin e Vlorës është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjeve në kuadër të festave të fundvitit. Gjatë mëngjesit të së dielës, në qytetin bregdetar kanë mbërritur 692 pasagjerë dhe 147 automjete me tragetin e linjës Brindisi–Vlorë.
Sipas të dhënave zyrtare, dhjetëditëshi i fundit i vitit 2025 ka sjellë një shtim të ndjeshëm të shqiptarëve që kthehen në atdhe për të festuar me familjet e tyre. Një ditë më parë, në Portin e Vlorës janë regjistruar 288 pasagjerë të mbërritur.
Autoritetet portuale bëjnë me dije se fluksi pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa piku i lëvizjeve parashikohet në datat 23–24 dhjetor dhe 26–29 dhjetor, kur pritet rritje e mëtejshme e numrit të pasagjerëve dhe mjeteve.
Në këtë kuadër, strukturat portuale dhe shërbimet përkatëse janë angazhuar për të garantuar përpunimin normal të pasagjerëve dhe automjeteve, me qëllim shmangien e vonesave apo problematikave gjatë procedurave të hyrje-daljes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






