

Pas hetimeve janë vënë në pranga autorët e dyshuar, shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
Shkodër – Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 27 shkurt 2025 në fshatin Guci e Re, ku humbi jetën një 20-vjeçar. Pas një hetimi disa mujor, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, janë vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj, 20 vjeç, banues në fshatin Mgull dhe Vasel Koçeku, 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve dhe municionit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”. Si rezultat i punës policore dhe hetimore të shërbimeve të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, zbardhet vrasja e shtetasit Pavlin Preka, e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re.
Kapen dhe vihen në pranga dy shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pesha e krimit”, vihen në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku.
Operacioni u zhvillua me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësisë Shkodër, Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe atyre të DVP-së Shkodër.
Si rezultat i një pune intensive operative dhe hetimore, të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, me qëllim zbardhjen e dinamikës dhe autorësisë së vrasjes së shtetasit P. P., e kryer më datë 27.02.2025, në fshatin Guci e Re, u finalizua operacioni policor i koduar “Pesha e krimit”.
Në kuadër të këtij operacioni, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
K. L., 20 vjeç, banues në fshatin Mgull;
V. K., 43 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, për veprat penale: “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






