

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasit iu gjetën 4 milion euro shishe vere. Gjatë një takimi me qytetarët e Kurbinit, Berisha u shpreh se ai kishte 4 milionë euro shishe vere. Berisha tha se ato janë blerë me paratë e qytetarëve.
Sali Berisha: Kemi dëgjuar për diktatorë, për hajdutë, për bizhura, diamante, po vetëm njëri prej tyre, që quhej Gys Agasi, një kriminel, kishte në vinotekën e tij shishe vere që s’i ka perandori i Japonisë. 4 milionë euro shishe vere. 33 mijë, 40 mijë euro shishe verës. Të gjitha me paratë tuaja. Të gjitha me paratë e vjedhura. Njeriu më i afërt i kryeministrit ishte ky, i familjes së kryeministrit.
Ky koordinatori i karteleve të drogës që bënte çdo ditë, edhe në qoftë se u kujtohet kthehemi në fushatë, e denoncoja pothuaj çdo natë se i mblidhte i mblidhte Troplinët dhe Çelajt në një lokal tek në një lokal tek shkëmbi i Kavajës. Dhe kur i denoncova aty ndërruan lokali, shkuan në një lokal tjetër.
Ja ky njeri, më i afërt i Edi Ramës, kishte pra shishet e verës në Bodrum ku shkruhej vinoteka e kryeministrit, më të kushtueshme që ekzistojnë. S’keni parë akoma se çfarë fshehin në kutitë dhe kasafortat e luksit dhe super luksit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






