Transmetuar më 20-12-2025, 18:20

Monika Kryemadhi do të jetë opinionistja e re e Big Brother VIP 5.

Ajo do t’i bashkohet në këtë rol opinionistit Arbër Hajdari, i cili mban këtë post për të pestin edicion radhazi.

Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri, e cila starton sot në orën 21:00.

Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit