Transmetuar më 20-12-2025, 18:01

Revista globale Forbes ka publikuar listën për vitin 2025 të miliarderëve në gjithë botën ku spikat Elon Musk i pari me 342 miliardë dollarë pasuri dhe i dyti pas tij, Mark Zuckerberg me 216 miliardë usd.

Në listë, është edhe biznesmeni shqiptar, pronar i vetëm i shumë kompanive në Shqipëri dhe disa vende të tjera të botës, Samir Mane.

Biznesmeni që drejton grupin më të madh dhe më të fuqishëm shqiptar rezulton sipas revistës Forbes me një pasuri prej 1 miliardë e 400 milionë dollarë amerikanë – 133 miliardë lekë të reja ose 1 trilion e 330 miliardë lekë të vjetra.

Sipas listës më të fundit të Forbes që analizoi sot noa.al, Samir Mane është shqiptari i vetëm dhe më i pasuri që është përfshirë në renditjen globale të të pasurve (billionaires) në botë. Ai renditet në vendin e 2356 mes 2933 miliarderëve në gjithë globin.

Samir Mane është themelues dhe president i BALFIN Group, një nga konglomeratet më të mëdha të investimeve në rajon, me investime në qendra tregtare, zinxhirë dyqanesh elektronikë dhe pasuri të patundshme luksoze në Shqipëti, Ballkan, Austri, Zvicër dhe më gjerë në SHBA.

Kështu, Samir Mane është shqiptari i vetëm i njohur nga Forbes që ka arritur statusin e miliarderit, ndërsa lista e “milionerëve shqiptarë” specifikë me vlerë neto mbi 1 milion dollarë nuk është publikuar zyrtarisht nga Forbes. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit