

Sarandë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës.
Disa automjete, të cilat ishin të parakuara gjatë natës, janë dëmtuar nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar nga policia.
Sipas informacioneve paraprake, në lagjen nr. 4 autorët kanë shpuar gomat e tetë automjeteve.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin dhe identifikimin e autorëve.
Nga hetimet e dertanishme dyshohet se kjo mund të jetë kryer nga persona nën efektin e alkoolit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






