

TIRANE – Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1.
Rezultati final u vendos që në pjesën e parë, ku Enea Jorgji akordoi 3 penallti, 1 për Tiranën dhe 2 për shkodranët. Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafa, ndërsa 2 të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Balaj. Ky i fundit shënoi të parën, por gaboi tek e dyta.
Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 9 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Në krahun tjetër me 27 pikë të grumbulluara, Vllaznia mbetet në vendin e 4-t.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






