

BALLSH – Bylisi ka mundur Elbasanin në sfidën e javës së 17-të me rezultatin 3-2. Takimi i luajtur në “Adush Muça” të Ballshit foli për vendasit, të cilët kaluan në avantazh me Mustapha në minutën e 44’.
Ishte sërish sulmuesi nga Nigeria i cili dyfishoi shifrat tre minuta pas startit të pjesës së dytë. Në minutën e 52’, Loukili rihapi takimin, por pas tre minutash, Mustapha kompletoi tripletën personale.
Në minutën e 69’, Blaise Tsague shënoi golin e dytë për verdheblutë, i cili shërbeu vetëm si statistikë.
Kështu Elbasani humbet shansin për të rimarrë vendin e parë duke barazuar me 3 humbje në 17 javë Egnatian që mbetet në krye me 2 pikë më tepër, ndërsa Bylisi largohet nga zona play out.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






