

KUKËS- Policia Rrugore e Kukësit, ka njoftuar përmes një njoftimi zyrtar, qytetarët që lëvizin në aksin e Tunelit të Kalimashit-Morinë, të shtojnë kujdesin gjatë udhëtimit. Sipas policisë, për shkak të prezencës së mjegullës, ku shikueshmëria është e reduktuar, të ulet shpejtësia dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të shërbimit rrugor.
Uniformat blu bëjnë me dije se, shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve. Njoftimi i Policisë
“Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë. Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve”, thuhej në njoftim.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






