Transmetuar më 20-12-2025, 13:52

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme mes disa adoleshentëve në Shkodër, konkretisht nxënës nga zona e Vaut të Dejës, pas përfundimit të mësimit. Ata kishin lënë takim pranë vendqëndrimit të furgonëve me të cilët udhëtojnë drejt shkollës dhe në kthim, për të “sqaruar” konfliktet mes tyre.

Situata u përshkallëzua kur njëri prej adoleshentëve u pa me thikë në dorë, ndërsa kishte veshur kapuç dhe tentoi të sulmonte rivalët. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga thika.

Në konflikt ndërhyri edhe një zonjë, e cila ndau të miturit dhe shmangu pasoja më të rënda. Autoritetet theksuan se rastet e tilla janë shqetësuese dhe nuk janë të rralla mes nxënësve të shkollave pas mësimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit