Transmetuar më 20-12-2025, 13:44

Tiranë – 20 Dhjetor 2025

Sali Berisha deklaroi sot se nuk ka pasur rolin e zgjedhësit të Lulzim Bashës si lider të partisë dhe se kurrë nuk ka menduar të përgatisë pasardhësin.

“Ajo që jam unë në këtë mision është largimi i këtij regjimi. Por shqiptarëve dhe çdo qytetari i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës. Ajo nuk është detyra ime, por e qytetarëve”, tha Berisha.

Ai shtoi se Basha ka marrë pjesë në garën për kryetar partie sipas vendimit të tij dhe se ai nuk merr përsipër të zgjedhë atë që nuk mund të bëjë. Berisha theksoi gjithashtu se megjithë kundërshtitë e Bashës ndaj tij, nuk mund të konsiderojë se ka bërë gabim duke mos e zgjedhur atë.

"Ajo që jam unë në këtë mision, largimi i këtij regjimi. Por shqiptarëve dhe çdo njeriu, i them se kurrë nuk kam menduar dhe nuk mund të mendoj të përgatis liderin pasardhës. Ajo nuk është detyra ime. Jo, ajo është e qytetarëve. Sali Berisha ka me borxh t’u shërbejë atyre me ndershmëri, me vendosmëri, me transparencë, gjersa ata t’i besojnë. Për sa i përket pasardhësit, liderit, shumë mendojnë se ai që ishte, ishte zgjedhja ime, unë u garantoj se jo, ka qenë zgjedhje e tij në garën që u hap për partinë. Por unë nuk marr përsipër atë që nuk mund ta bëj kurrë. Do doja ta bëja. Sigurisht që çdo njeri do donte ta bënte, por unë kam një vetëdije. Të tjerë mund të mendojnë se e bëjnë, unë jo, nuk mendoj se e bëj. Ndaj dhe unë e kufizoj veten time të ndërmarr një veprim të tillë. Po u rrëfej një të fshehtë timen. Lulzim Basha bëri gjithçka kundër meje, kam thënë çdo gjë për të, por nuk i kam thënë kurrë vetes se gabova me të, sepse nuk e kam zgjedhur. Dhe nuk do e zgjedh. Nuk mund të bëj atë që nuk mund të bëj." tha Berisha.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit