

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ditën e hënë në protestën që do të mbahet në shesh, qytetarët do ti japin ultimatum Edi Ramës që të largohet. Në këtë takim me mediat, Berisha tha se kushti i vetëm që Shqipëria të gjejë paqe është pikërisht dorëheqja e Ramës. Me datë 22, Berisha synon të shënojë fillimin e një revolte popullore kundër Ramës.
"Nga protesta e të hënës, qytetarët shprehin revoltën e tyre dhe japin ultimatum Edi Ramës. Edi Rama duhet të largohet. Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve që Shqipëria të rigjejë paqen që meriton.Protesta të hënën është fillimi i madh i stinës, e cila ndalet vetëm me largimin e Edi Ramës. Ne dalim në protestë të hënën për të shënuar fillimin e revoltës popullore për largimin e Edi Ramës.", tha Berisha
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






