

Elbasan – Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 65 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në subjektin tregtar që administrohet nga shtetasi A. Sh., u konstatuan shkelje në lidhje me menaxhimin e integruar të mbetjeve të gomës, në kundërshtim me ligjin nr. 57/2025. Për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit u vendos gjithashtu masë administrative në vlerën 3 000 000 (tre milionë) lekë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






