

Elbasan/ Aksident fatal në Shushicë, arrestohet drejtuesi i mjetit të blinduar
Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një këmbësori është regjistruar ditën e djeshme në fshatin Shushicë, në qarkun e Elbasanit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin V. B., 57 vjeç, drejtues i një mjeti të blinduar për transportin e vlerave monetare, në pronësi të një shoqërie private sigurie.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë manovrimit me mjetin e blinduar, 57-vjeçari ka aksidentuar shtetasin Xh. E., 77 vjeç, i cili po lëvizte si këmbësor.
Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 77-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë transportimit për ndihmë mjekësore drejt Spitalit të Traumës.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al
Foto ilustruese arkivi
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






