Transmetuar më 20-12-2025, 11:39

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar për posedim dhe shpërndarje të kanabisit në doza.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ka rënë shtetasi Domeniko Çibaku, banues në Dibër, i cili u kap në rrugën “5 Maji”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e policisë sekuestruan 1 kg e 54 gramë kanabis në trajtë xhelatine.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike, me një vlerë të përllogaritur rreth 10 mijë euro, ka ardhur me postë nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe ishte destinuar për t’u shitur në lokale të zonës së “5 Majit”.

Burime policore bëjnë me dije se 23-vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë, por dyshohet se vepronte me ndihmën e një personi tjetër për shpërndarjen e lëndës narkotike. Ky shtetas është shpallur në kërkim dhe puna për kapjen e tij vijon.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit