

Maliq – 20 Dhjetor 2025
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Rrëmbec, në bashkinë Maliq.
Sipas burimeve nga vendngjarja, një automjet tip “Skoda” ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me një pemë në anë të saj. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, duke shkaktuar aksidentin.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur lehtë dy pasagjerë që ndodheshin në automjet. Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se të lënduarit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






