

Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e fundit qytetin e Lezhës, ku një 42-vjeçar është gjetur pa shenja jete në dyqanin e tij me vegla pune, ndërsa pak më vonë ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, u gjet i pajetë rreth orës 19:30 në ambientet e biznesit të tij në lagjen Gurra.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se humbja e jetës ka ardhur për shkaqe natyrale.
Pas marrjes së lajmit të rëndë, nëna e tij, Prene Marku, 72 vjeçe, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në fshatin Lalm i Ri, Lezhë. Autoritetet bëjnë me dije se rrethanat e ngjarjes janë duke u verifikuar.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të humbjes së jetës. Hetimet vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






