

Lezhë – Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ajo që ka ndodhur orët e fundit në Lezhë ku një grua i dha fund jetës pasi gjeti djalin të vdekur.
Rreth orës 19:30 të mbrëmjes së djeshme, në lagjen Gurra, Lezhë, në dyqanin e tij me vegla pune, është gjetur pa shenja jete shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, Lezhë, tha policia lokale.
Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ndërkohë, nëna e tij, shtetasja Prena Marku, 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e jetës së djalit të saj, është përfshirë nga një gjendje e rënduar psikologjike.
Dyshohet se ajo ka varur veten. E ndjera u gjet e pajetë nga familjarët në ambientet e banesës në fshatin Lalm i Ri, Lezhë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






