Transmetuar më 20-12-2025, 10:18

Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 24-vjeçar në afërsi të terminalit të autobusëve në rrugën “Kastriotët”. I riu, banues në Bathore, dyshohet se po transportonte në një valixhe një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, me qëllim shitjen.

Arma u sekuestrua, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Luggage”.

Transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen, kapet në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, 24-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, pas informacionit të siguruar në rrugë operative, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit