Transmetuar më 20-12-2025, 08:00

ARABI SAUDITE – Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive. Takimi i luajtur në Riad nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ me anë të Thuram.

Baraspesha u rikthye në minutën e 35’, kur Orsolini nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi më gola dhe ekipet u drejtuan në ruletën e 11-mnetërshave, nga të cilat Bologna gaboi dy, ndërsa Interi tre me Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk gjetën dot rrjetën.

Kështu, finalja e Superkupës do të jetë Napoli-Bologna, ndërsa Interi i bashkohet Milanit si dy ekipet e eliminuara nga ky kompeticion.

REZULTATI FINAL:

Bologna 1-1 Inter (P. 3-2)

Orsolini (P) 35′ / Thuram 2′

Penalltitë:

5-Immobile shënon.

5-De Vrij shënon.

4-Rowe shënon.

4-Bony gabon.

3-Miranda gabon.

3-Barella gabon.

2-Moro gabon.

2-Bastoni gabon.

1-Ferguson shënon.

1-Lautaro shënon.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit