Transmetuar më 19-12-2025, 18:48

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Lezhë–Shkodër, në kryqëzimin e Gjadrit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e goditjes së fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:00, automjeti që drejtohej nga shtetasi Flamur Zeneli, është përplasur me një mjet tjetër, me drejtues shtetasin Enea Salili, raporton noa.al.

Sipas burimeve zyrtare, nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës. Për nxjerrjen e të plagosurve nga automjetet e dëmtuara kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse, pasi mjetet kishin pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit