Transmetuar më 19-12-2025, 18:46

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor tip Zetor. Bëhet me dije se shkak i aksidentit ka qenë e drejtuesi i automjetit tip “Benz” Josif Shkëmbin, i cili ndodhej në gjendje të dehur.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i mjetit buqësor ka mbetur i plagosur dhe është transportua me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Roskovecit. I plagosuri është Ani Hazizi.

Aktualisht Hazizi po merr ndihmën e specializuar mjeksore nga bluzat e bardha, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit Josif Shkëmbin, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit