Transmetuar më 19-12-2025, 18:47

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të një hetimi që ka zgjatur mbi një vit.

Siç shihni pamjet që ju sjell noa.al, Beci u paraqit në SPAK pas disa thirrjeve dhe qëndroi për rreth dy orë përpara grupit hetimor.

Ai akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera, ndërsa dosja pritet të dërgohet së shpejti për gjykim në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Burimet bëjnë me dije se procedimi penal është regjistruar në tetor të vitit 2024 dhe hetimet janë intensifikuar gjatë këtij viti nga prokurori Dritan Prençi. Megjithatë, informacioni mbetet ende jozyrtar, pasi as SPAK dhe as vetë kryebashkiaku nuk kanë dhënë detaje publike mbi çështjen.

Benet Beci ka zgjedhur të mos reagojë përpara mediave, duke ruajtur heshtjen pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas të dhënave paraprake, hetimi lidhet me një tender me vlerë rreth 700 mijë euro, të zhvilluar në vitin 2019, për një projekt kërkimor në sektorin energjetik. Përveç kryebashkiakut të Shkodrës, nën hetim janë edhe disa anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Fotot: NOA/LSA

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që SPAK të dalë me një qëndrim zyrtar në ditët në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit