

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Shkodër, në vendin e njohur si kryqëzimi i Gjadrit.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 18:00, automjeti që drejtohej nga shtetasi Flamur Zeneli, është përplasur me një mjet tjetër, me drejtues shtetasin Enea Salili, raporton noa.al.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar drejtuesi i njërit automjet, F. Z., si edhe pasagjerja që ndodhej në të njëjtin mjet, shtetasja M. D.
Të lënduarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. /noa.al
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. Z., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






