Transmetuar më 19-12-2025, 17:02

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se PS kërkon që ta shtyjë imunitetin e të pandehurës Belinda Balluku deri në shkurt, ndërsa shtoi me ironi se deri atëherë zëvendës kryeministrja i ka “ngrënë” dëshmitarët.

Sipas tij, socialistët me afatet që po ecin, kërkojnë që ta shtyjnë shqyrtimin e imunitetit të Belinda Ballukut deri në muajin shkurt, dhe se deri atëherë zëvendëskryeministrja “ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat.”

“E përsëris nuk mund të ketë më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër. Kanë marrë 48 deri në 72 orë në 5 vitet e fundit. Duhet të ruajmë një standard. E pandehura mund të thotë se edhe të ha bakllavanë dhe gjelin e detit dhe intimiduar dëshmitarët dhe intimiduar. Prokuroria tha se 3 ditë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Kërkuan që të përmbyllej i gjithë procesi. Ne bëmë thirrje të mblidhet kuvendi në një sesion të jashtëzakonshëm. Nuk e kanë me ngut, thonë që këshilli të mblidhet me 20, pastaj edhe dy javë të tjera.

Kur ka marrë dy javë kohë këshilli për të shkruar raportin. Këta e thanë qartazi se do të merrnin dy javë kohë. Me afatet që duan të ecin, i bie që kjo çështje të shqyrtohet deri në shkurt. Deri atëherë, Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit edhe provat. Kjo që ka bërë Rama sot në këshillin e mandateve është e paprecedentë.”, theksoi Bardhi.

Mbledhja e sotme u shty por për datën kur do të mbahet ku pati dakordësi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit