Transmetuar më 19-12-2025, 15:08

Elbasani vijon të kryesojë klasifikimin e Superiores dhe nesër do të ketë një përballje të rëndësishme në transfertë ndaj Bylisit. Verdheblutë synojnë të ruajnë vendin e parë, pavarësisht disa mungesave në formacion.

Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri Ivan Gvozdenoviç ka bërë të ditur se skuadra nuk është e plotë, por ka theksuar se objektivi mbetet i qartë: marrja e tre pikëve. Sipas teknikut, ekipi është i përgatitur për një duel të vështirë dhe kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive.

Gvozdenoviç është ndalur edhe te fitoret minimale 1-0, të cilat kanë qenë vendimtare për ta mbajtur Elbasanin në krye të renditjes. Ai ka nënvizuar se, pavarësisht rezultateve të ngushta, rëndësi ka vazhdimësia dhe marrja e pikëve.

I pyetur për merkaton e janarit, trajneri i Elbasanit ka preferuar të mos komentojë, duke theksuar se fokusi aktual është te përmbyllja e fazës së kampionatit dhe se për afrimet e reja do të vendoset më pas.

Elbasani vjen në ndeshjen me Bylisin pas një serie pozitive pa humbje dhe synon ta mbyllë vitin me rezultate pozitive. Në Ballsh pritet gjithashtu të udhëtojë një numër i konsiderueshëm tifozësh nga Elbasani për të mbështetur skuadrën.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit