

Këtë të shtunë 20 dhjetor pritet të nisë edicioni i radhës së reality show Big Brother VIP Albania.
Media nga më të ndryshmet kanë dhënë mori emrash të njohur dhe të panjohur dule sugjeruar se do të jenë banorët e edicionit të ri.
Në një nga mediat kryesore të showbizit u raportua një ditë më parë se kishin konfirmuar që këngëtarja Rovena Dilo do të jetë banorja e parë e konfirmuar e edicionit të ri të BBVIP.
Noa.al kontaktoi me Rovena Dilon për të mësuar nëse ajo do të jetë banorja e këtij edicioni, madje qeshi.
"Jo. Nuk do të jem. Dhe nuk e kuptoj përse publikohen të tilla lajme kur nuk është e vërtetë", tha Dilo.
Ajo pohoi se çdo vit ka marrë ftesa nha organizatorët e reality show, por sërish nuk do të jetë pjesë e BBVIP.
Këngëtarja e njohur vazhdon të jetë aktive në botën e muzikës dhe muajin aktual e periudhën në vijim pritet ti ketë me aktivitete të ngjeshura. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






