

Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri. Bazuar në atë që thuhet në komunikimin zyrtar të ambasadës, Dumani mund të ketë rol këshillëdhënës për institucionet e drejtësisë në Kosovë.
“Të kënaqur që ekipi ynë u takua sot me Altin Dumanin, ish-shefin e SPAK-ut për të diskutuar lehtësimin, në të ardhmen e afërt, të shkëmbimit të njohurive, ekspertizës dhe përvojës profesionale me institucionet e zbatimit të ligjit të Kosovës. Ky angazhim, i mbështetur përmes projektit tonë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe bashkëpunimit praktik në forcimin e sundimit të ligjit”,- thuhet në njoftim.
Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






