

Korçë, 19 Dhjetor 2025
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë njofton se nga ora 13:00 deri në 16:30 (ora Greke), qarkullimi i mjeteve të rënda në rrugët e Egnatias, në zonën e qytetit të Kosturit, do të bllokohet përkohësisht për shkak të një proteste të organizuar nga fermerët grekë.
Gjatë kësaj periudhe, mjetet e lehta dhe autobusët do të lejohen të qarkullojnë normalisht, ndërsa kamionët dhe mjete të tjera të rënda duhet të planifikojnë rrugët e tyre alternative.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje qytetarëve, drejtuesve të mjeteve të rënda dhe subjekteve të transportit të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë orarin e përcaktuar, duke marrë masat e nevojshme për të shmangur bllokime dhe vonesa në udhëtimet e tyre.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






