

Tiranë, 19 Dhjetor 2025
Tre pronarë marketesh janë arrestuar pasi në subjektet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike që shiteshin pa autorizim. Policia e Tiranës apelon qytetarët që të mos përdorin dhe tregtojnë fishekzjarre në kundërshtim me ligjin, për shkak të rrezikut për jetën dhe shëndetin.
Kontrollet intensive, pjesë e planit operacional “Fireworks”, zbuluan marketet në Rrugën e Qelqit (Kombinat), bulevardin “Nënë Tereza” (Kamzë) dhe fshatin Hasan (Krujë). Përveç arrestimeve, një tjetër shtetas 21-vjeçar u procedua penalisht dhe një tjetër 20-vjeçar shpall në kërkim policor për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm.
Policia konfirmon se veprimet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës dhe kontrollet për lëndë piroteknike do të vijojnë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






