Transmetuar më 19-12-2025, 13:31

TIRANË- Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit prej orës 10:30 është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Bëhet me dije se gjatë mbledhjes, avokati i Ballukut ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes ndërsa ka deklaruar se i duhet kohë për mbrojtjen.

Lidhur me këtë kërkesë, PS dhe PD janë dakord që të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe pritet të shihet se në çfarë datë do të caktohet mbledhja e radhës. SPAK ndërkohë ka deklaruar se edhe avokati i Ballukut mund të njihet me USB-në me provat.

Gjatë mbledhjes pati debate të ashpra, pasi bazhdimisht po diskutohej lidhur me USB-në me provat e SPAK, ku socialistët thanë se provat duhet të shqyrtohen brenda në mbledhje dhe se USB-ja nuk duhet t’iu jepet anëtarëve që të aksesojnë materialet vetë. Por, prokurorët e SPAK thonë se materiali i USB-së mund të aksesohet nga anëtarët e Këshillit të Mandateve dhe mund t’i kenë provat secili prej anëtarëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit