Transmetuar më 19-12-2025, 13:07

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sistemit të kamerave të sigurisë me inteligjencë. Në takimin e organizuar për projektin "Smart City Albania", ai tha se është normale që ky projekt të mos mirëpritet nga një pjesë e uniformave blu por kjo sipas atij, mund të ndihmojë të gjithë drejtuesit e ndershëm të policisë.

Rama thotë se, ‘Syri’ i kamerës inteligjente, ka një rrjet mbulimi në 20 bashki. Duke qënë se ky sistem është në shërbim të shtetit, i bën ato vende që e praktikojnë, të cilësohen si më të sigurta.

"Kjo është sfidë menaxhimi, unë e kam kuptuar mesazhin e atyre që duhet ta kishin çuar përpara këtë projekt. Është normale që një pjesë e policisë të mos e dojë këtë projekt, ato gjëra që janë shqetësim për ne, të bëhen të pamundura. Do jetë e pamundur që një makinë policie të përdoret për punë personale.

Po flas për gjëra shumë të thjeshta. Ky projekt ndihmon të gjithë drejtuesit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që ikin në drejtime të paditura, bëhet e pamundur. Syri që fola, ka një rrjet mbulimi, që në 20 bashki me lëvizje domethënëse, futet kudo. Jo rastësisht, këto vende janë më të sigurta të botës. Ky është sistemi i monitorimit, në shërbim të shtetit dhe qytetarit," tha Rama

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit