

Tiranë, 19 Dhjetor 2025
Disa minuta pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministrisë.
Ndërkohë, nga godina nuk ka dalë ende zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërsa vetëm pak metra më tej, në Kryesinë e Kuvendit, po shqyrtohet fati i mandatit të saj.
Sipas raportimeve, Balluku mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga kryeministri Rama. Paralelisht, në orën 10:30 ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandatit të Imunitetit, ku po shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të deputetes.
Vendimmarrja e Kuvendit pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm lidhur me situatën ligjore të zv.kryeministres.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






