

Tiranë- Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun
Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e thirrur nga Kryeministri Edi Rama. Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në godinën e Këshillit të Ministrave, në Kryeministri.
Më herët se zv.kryeministrja mori pjesë në mbledhjen e qeverisë të thirrur nga Edi Rama.
Sot në orën 10:30 nisi mbledhja në Këshillin e Mandatit të Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun. Vetë zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës nuk do marrë pjesë në këtë mbledhje, por do të përfaqësohet nga avokatja e saj, Pemela Qirko, e cila është motra e saj.
Belinda Balluku është e pandehur për dyshimet mbi shkeljet në tenderin 190 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, me një vlerë prej 450 milionë euro. Po ashtu, ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të tre tenderave të tjerë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur të gjitha detajet e dyshimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






