

Tiranë, 19 Dhjetor 2025
Paraditen e sotme, kryeministri Edi Rama mblodhi Këshillin e Ministrave në ambientet e Kryeministrisë, ku u pa të mbërrinte edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në të njëjtën kohë, në godinën e Kuvendit, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, i shoqëruar nga dy prokurorë të posaçëm, mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të zhvillohet edhe Këshilli i Mandateve.
Sipas procedurave parlamentare, Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun, çka do t’i hapte rrugë vendimmarrjeve të mëtejshme ligjore.
Zhvillimet paralele në dy institucionet kryesore të vendit kanë tërhequr vëmendje të veçantë, ndërsa pritet që Kuvendi të marrë një vendim pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






