

Selanik- Një tragjedi ka ndodhur të enjten në mbrëmje në Selanik, kur një 19-vjeçar shqiptar ka rënë nga ballkoni i katit të katërt, e për pasojë ka humbur jetën.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 në qendër të qytetit, kur pak pas orës 22:00 i riu, me origjinë nga Shqipëria, ra nga apartamenti.
Sipas informacioneve, apartamenti ishte me qira afatshkurtër.
Një ambulancë shkoi në vendngjarje, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë, hetimet paraprake për incidentin janë ndërmarrë nga oficerët e policisë lokale. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






