

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në Dimal.
Rreth orës 08:40, në zonën e njohur si ura e Salillarit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Th. K., 93 vjeç.
Dyshohet se i moshuari është mbytur në lumin Osum.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.
Dimal/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, tek ura e Salillarit, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Th. K., 93 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur në lumin Osum. Nga këqyrja paraprake e trupit të 93-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






