

TIRANË- Një sasi lënde plasëse është hedhur gjatë natës në një automjet, i cili ishte parkuar në oborrin e një banese. Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, ndërsa makina rezulton në pronësi të 39-vjeçarit me iniciale Dritan J.
Blutë sqarojnë se mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij në Selitë të Vogël dhe si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i Policisë:
Tranë/Informacion paraprak. Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






