

ZVICER – Dy skuadrat shqiptare, Drita dhe Shkëndija, kanë siguruar kalimin për më tej në Conference League. Pavarësisht humbjes 3-0 nga Vallecano, Drita siguroi kalimin në 1/16 e këtij kompeticioni. Ndërkohë, Shkëndija u mposht nga AEK Larnaca 1-0, por edhe pas kësaj humbje, mbeti pjesë e ekipeve që sigurojnë kalimin tutje në 1/16.
Si do të zhvillohet shorti i fazës eliminatore të Ligës së Konferencës?
Fazat eliminatore përcaktohen me anë të një shorti të zhvilluar në përputhje me parimet e mëposhtme:
a. Klubet çiftëzohen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23 dhe 24).
b. Klubet në secilin çift të renditur shortohen në fazën eliminatore, kundër klubeve në secilin çift të pa renditur: klubet 9 ose 10 kundër klubeve 23 ose 24, klubet 11 ose 12 kundër klubeve 21 ose 22, klubet 13 ose 14 kundër klubeve 19 ose 20, dhe klubet 15 ose 16 kundër klubeve 17 ose 18.
Në fazën tjetër, Drita mund të luajë kundër Celje ose AZ Alkmaar, kurse Shkëndija kundër Samsunspor ose Lech Poznan. Gjithçka pra do të mësohet nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës.
Por zyrtarisht ata do të mësojnë kundërshtarët e tyre më 16 janar kur do të hidhet shorti i UEFA Conference League. Ndeshjet do të zhvillohen më 19 dhe 26 shkurt.
Shortet e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës
Playoff-et: 16 janar 2026 Raundi i 16-tave, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja: 27 shkurt 2026
Datat e eliminimit direkt të Ligës së Konferencës
Playoff-et: 19 dhe 26 shkurt 2026 Raundi i 16-të: 12 dhe 19 mars 2026 Çerekfinalet: 9 dhe 16 prill 2026 Gjysmëfinalet: 30 prill dhe 7 maj 2026
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






