Transmetuar më 19-12-2025, 08:16

SPANJE – Ekipet e vetme shqiptare në kupat e Europës, në Conference League mbyllën fazën e Ligës dhe pavarësisht se u mundën, Shkëndija nga Aek Larnaca e Qipros dhe Drita nga Rayo Vallecano, kanë arritur të sigurojnë një vend në play-off për të tentuar të vazhdojnë më tej dhe padyshim disa para më shumë në arkat e tyre

Kampionët e Kosovës së Dritës u mundën 3-0 nga skuadra spanjole ku aktivizohet edhe mbrojtësi kuqezi Ivan Balliu. Florian Lejeune me një supergol nga distanca e la të shtangur skuadrën e Dritës për t’i dhënë epërsinë vendasve në minutën e 33-të, ndërsa Gumbau shënoi golin e dytë në 45 minutat e dyta dhe Pacha vulosi në miuntën e 83-të rezultatin, me golin e tretë suksesin e spanjollëve që kualifikohen direkt për në fazën tjetër.

Gjithsesi Drita e mbylli fazën e ligës me tetë pikë si vendin e 20-të, ndërsa Vallecano si vend i katërt me 13 pikë. Drita në play-off së shpejti do ta mësojë edhe kundërshtarin, ku do të zhvillohen dy ndeshje, për të shpresuar kualifikimin më tej.

Edhe Shkëndija e Tetovës u mund 1-0 nga Aek Larnaka në Qipro në ndeshjen e fundit të fazës së Ligës. Angielski zhbllokoi takimin në minutën e 83-të dhe me shifrat 1-0 u mbyll takimi. Me 7 pikë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut gjenden e në vendin e 22-të në klasifiukimin përfundimtarë. Tashmë edhe për ta pritet të mësohet kundërshtari i play-off-it.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit