Transmetuar më 18-12-2025, 22:51

Prokuroria Speciale në Kosovë ka kryer sot një aksion të gjerë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke arrestuar disa zyrtarë të lartë publikë, përfshirë një ish-ministër, njoftoi ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Fadil Ismaili, ish ministër i Zhvillimit Ekonomil në vitin 2023 është zyrtari më i lartë që është vënë në pranga, raporton noa.al. Ismajli përfaqësonte AKR.

Të arrestuarit e tjerë janë Jovica Mitroviq, Shaban Terbunja, Goran Llaziq, Bedri Dibrani dhe Nexhmije Karaqi.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të arrestuarit po dyshohen për kryerjen e veprave penale si korrupsion, keqpërdorim i detyrës zyrtare, dhënie dhe marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Sveçlës, personat e arrestuar dyshohen se kanë vepruar si “grup i organizuar kriminal”, duke keqpërdorur pozitat e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Hetimet lidhen me shpronësime të kryera gjatë viteve 2011–2015 dhe kompensime të dyshimta të fondeve publike.

Në listën e të arrestuarve janë përfshirë kryetari i degës së Gjykatës së Graçanicës, disa zyrtarë nga avokatura, eksperti i gjykatës, një zyrtar i Departamentit të Shpronësimeve, një zyrtar i ATK-së dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F. I.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë për Inteligjencë, kryeu aksionin në lokacione të ndryshme, ndërsa informacionet shtesë do të bëhen publike pas përfundimit të procedurave ligjore.

Sveçla theksoi se hetimi synon të vendosë drejtësi për shpronësimet e paligjshme dhe të parandalojë keqpërdorimin e fondeve publike, duke dërguar një mesazh të qartë për luftën kundër korrupsionit në vend.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit