Transmetuar më 18-12-2025, 22:46

TIRAN 0203- Kryeministri Edi Rama komentoi faktorët që, sipas tij, ndikojnë në mbijetesën e gjatë në politikë. Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, Rama theksoi se nuk ka një recetë të vetme, por se gjithçka është rezultat i një kombinimi rrethanash dhe ngjarjesh që diktojnë lëvizjet e individëve në skenën politike.

Rama u pyet edhe për ish-kryeministrin Fatos Nano, të cilin e përshkroi si një njeri me shumë talent, por me pak vullnet. Ndërsa për ish-kryeministrin Sali Berisha, ai tha se është më i vullnetshmi, edhe pse shpesh në aspektet negative të karakterit të tij. Kur u pyet për Ilir Metën, Rama shmangu komentet e gjera, duke iu referuar raportit që kishte përshkruar më parë në librin e tij.

Blendi Fevziu: Nano nuk është më në këtë jetë. Nëse do ju kërkoja sot ta përkufizonit në mënyrë realiste, si do ta përkufizonit?

Edi Rama: Në qoftë se do më kërkosh vetëm një fjali do thosha shumë talent, pak vullnet.

Blendi Fevziu: Kush është njeriu politik më i vullnetshëm që keni njohur këto 30 vite?

Edi Rama: Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Berisha?

Edi Rama: Nuk ia zë emrin unë tani se më duket sikur… Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Ti ia gjete emrin direkt. Se ti ke dhe gjithë këta miq. Si e gjete menjëherë?

Blendi Fevziu: Raporti juaj me Metën?

Edi Rama: Kam shkruar për të në libër dhe pak a shumë është raporti që ka qenë vijimësisht edhe më pas.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit