

KORÇË- Policia ka arrestuar një 35-vjeçar banues në Maliq. Ndaj tij Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. Ai u kap nga policia, pasi tentoi të largohej në Greqi duke kaluar nga pika kufitare e Kapshticës.
Njoftimi i policisë
U arrestua shtetasi me iniciale P. H, 35 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, ndaj të cilit Gjykata Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Shtytja e të miturve në krim”. Gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilët ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë goditën 1 rast të paligjshmërisë në kufi.
Një tjetër rast ka qenë shtetasi O. J., 21 vjeç, banues në Greqi, pasagjer në një linjë autobusi, në dalje të RSh-së, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve procedurale ndaj 21-vjeçarit nisi procedimi penal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






