Transmetuar më 18-12-2025, 15:57

Tiranë- Ka përfunduar seanca në Apelin e Posaçëm, ku trupa gjykuese la në fuqi vendimin e GJKKO-së për Belinda Ballukun, Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Apeli vendosi të mbajë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit, ndërkohë që gjykata nuk e shqyrtoi masën e pezullimit nga detyra, duke lënë të pezulluar vendimmarrjen për këtë masë tjetër sigurie.

Balluku nuk ishte e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga dy avokatët e saj, mes tyre motra e zv.kryeministres.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit