

Tiranë- Ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dëshmuar sot para hetuesve të SPAK në lidhje me protestën e 21 janarit 2011, pas kërkesës së tij.
Sipas avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta ka deklaruar se para demonstratës së 21 janarit është vënë në dijeni nga shërbime të huaja në vend, në rrugë konfidenciale, se protesta do të ishte e dhunshme, se do të kishte përplasje dhe se nuk përjashtohej as skenari i vrasjeve.
Avokati tha se sipas Metës, këto informacione shërbimet e huaja ia kanë vënë në dispozicion edhe kryeministrit të kohës dhe presidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






