Transmetuar më 18-12-2025, 15:01

Tiranë- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi ku i kërkohet marrja e masave displinore për 29 deputetë të opozitës, praktikisht për thuajse të gjithë demokratët.

Për Belind Këlliçin, Fidel Kreta, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata kërkohet 60 ditë përjashtim nga aktivitetet parlamentare.

Ndërsa kërkohet përjashtim për 30 ditë ndaj deputetes Elda Hoti, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha.

Maxhoranca e kontrolluar nga Rama kërkon përjashtim për 10 ditë edhe ndaj deputetëve Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti.

Kërkesa vjen pas seancës së ditës së sotme në Kuvend ku opozita akuzohet se shkaktoi kaos, pasi u bllokuan në një farë mënyre punimet e seancës plenare dhe disa të djathtë u përplasën fizikisht me Gardën.

Ndërkohë më herët gjatë seancës u përjashtuan deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu. /noa.al

Kërkesa e plotë për përjashtimin e opozitës nga Parlamenti

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit